18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Në burg për atentatin ndaj Fatbardh Licit, zbulohet ish-i i Safet Bajrit e cila kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm (Foto)

Ish e dashura e Safet Bajrit është arrestuar rreth 2 javë më parë, nën akuzë për “përkrahje të autorit të krimit”.  Mësohet se bëhet fjalë për ish missin Eria Ago, një emër i njohur në fushën e showbizz.

Ish e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago e ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj saj si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “përkrahje të autorit të krimit”.

Mbrojtësi ligjor kundërshton masën shtrënguese me argumentin se provat e SPAK nuk qëndrojnë, shtuar këtu edhe faktin që Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.

E reja u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e shënuar në vetën e 2018.

Gjatë seancës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë, Eria Ago ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me pretendimet e prokurorisë së posacme, duke thënë që ajo nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.

Prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, ccka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje.

Sipas informacioneve, Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë ccështje që në kohën kur ndodhi ngjarja, por është lënë e lirë.

Pritet që në shkallën e dytë të gjyqsorit të hidhet shorti elektronik për të përcaktuar gjyqtarin që do marrë në shqyrtim ankimin, ku më pas ky i fundit do caktojë datën e seancës.

Për të njëjtën ngjarje, e ankimuar masën në Apel edhe tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat