21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama ironi me listën e PD: U la jasht Kujtim Gjuzi, u arratis gjeli i detit i Peqinit dhe mbajtën ‘qirje’ Dulen

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama nuk ka lënë pa komentuar mëngjesin e sotën në rubrikën e ‘Sy më sy’ dhe ikjen e deputetit të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula. Rama ka thënë se tribuna e kënetës sipas tij e ka poshtëruar Sulën. Duke thënë se sot është zgjuar i mërzitur për shkak se Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula janë lënë jashtë listave me ironi, kreu i qeverisë thotë se Kujtim Gjuzi është përfaqësuesi me dinjitoz i Shqipërisë madhështore.

“Jam i mërzitur se Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore” tha Rama. 

Duke u ndalur tek deputeti Dash Sula, Rama ironizoi më tej duke theksuar se “Ndërkohë që Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për një karrige u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besoj se Shqipëria Bëhet. Në fund ditës Dash Sula është gjel deti i Peqinit. Papajtueshmëria me ujin e kënetës” tha Rama. 

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat