21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

KQZ i bën thirrje zgjedhësve nga jashtë: Kontrolloni emrin në listë

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar në platformën PER të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të votuar më 11 maj, mund të kërkojnë emrin në listën e zgjedhësve nga jashtë.

Pas regjistrimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u dërgojë fletën e votimit dhe materiale të tjera udhëzuese tek adresa që ata kanë deklaruar në PER. Dërgimi i fletës së votimit bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit postar.

Pasi të kenë marrë fletën e votimit, ata e plotësojnë atë sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke zgjedhur subjektin zgjedhor dhe/ose kandidatin që dëshironi. Fleta e votimit dërgohet mbrapsht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke llogaritur kohën që ajo të mbërrijë në këtë institucion, jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025.

Kostot e shërbimit postar për dërgimin e fletës së votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tek ata, si dhe kthimi i saj për tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të paguhen të gjitha nga shteti shqiptar.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat