Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Ajola Xoxa ka mbërritur rreth orës 09:00 në Apelin e Posaçëm ku do të mbahet seanca për rikthimin e dy llogarive bankare të sekuestruara nga SPAK.
Vendimi ishte planifikuar të shpallej dje, por avokati i Xoxës kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet hetimore, duke bërë që procedura të shtyhet.
Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është nën masën e detyrimit të paraqitjes.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj ndodhet prej një muaji në paraburgim dhe kërkon të lirohet nga qelia duke ofruar garanci pasurore.