21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kërkon lirimin e llogarive bankare, Xoxa paraqitet në Gjykatën e Posaçme, seanca shtyhet për nesër (Sot në 12:30 vendimi për Veliajn)

Rreth 3 orë përpara se gjyqtari Engert Pëllimbi, të vendosi për fatin e bashkëshortit të saj Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, në seancën e shtyrë dy ditë më parë lidhur me kërkesën e saj për lirimin e llogarive bankare.

Seanca ka zgjatur pak minuta, pasi ajo është shtyrë sërish për ditën e nesërme.

Kujtojmë se bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ka ankimuar vendimin për bllokimin e llogarive bankare nga ana e SPAK.

Xoxa po përballet me drejtësinë pasi u mor në hetim nga SPAK për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat