21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

SPAK paraqet provat të reja, gjyqtari Pëllumbi vendos nesër për Erion Veliajn

Pas një seance të gjatë mbi 7 orë, gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi ka shtyrë për të mërkurën në ora 12.30, vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Shtyrja e seancës është bërë për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me provat e reja, të paraqitura në seancën e sotme nga prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Burime nga seanca theksuan se kryebashkiaku Veliaj nuk ka folur dhe çdo gjë ja ka lënë në dorë avokatëve të tij mbrojtës. Sipas burimeve mediatike të pakonfirmuar zyrtarisht, Kryebashkiaku Veliaj pritet që nesër (e mërkurë) të jetë i pranishëm dhe të flasë në seancë.

Dy avokatët e Erion Veliaj, Ermir Beta dhe Artur Selmani, kanë bërë parashtrimet dhe kanë deklaruar se masa e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn duhet të shfuqizohet, dhe se kryebashkiakut të Tiranës t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi për të ushtruar detyrën. Sipas tyre, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat