21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Natë magjike në Champions/PSG eleminon Liverpoolin falë penalltive, kalojnë dhe Barça, Interi e Bayerni

Liga e Kampioneve ka mësuar sot katër skuadrat e para çerekfinaliste të këtij sezoni.

Barcelona ishte e para që e siguroi këtë spot, me katalanasit që bënë detyrën dhe në ndeshjen e dytë kundër Benficës, duke fituar 3-1 në sfidën që u luajt në orën 18:45.

Bayerni gjithashtu nuk la vend për surpriza kundër Leverkusen. Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, të besuarit e Kompany arritën të fitonim dhe në transfertë me rezultatin 0-2 dhe duke prekur çerekfinalen.

Aty, bavarezët do të gjejnë Interin, si çifti i parë ccerekfinalist i konfirmuar këtë mbrëmje.

Zikaltrit gjithashtu nuk zhgënjyen përballë Feyenoordit, duke fituar në “San Siro” me rezultatin 2-1.

Emocione erdhën nga “Anfield”, aty ku për 90 minuta, PSG po mundte Liverpoolin 0-1, me supersfidën që shkoi në shtesë, e cila nuk prodhoi fitues.

Në “ruletën” e 11-metërshave, ishin francezët që u treguan më të saktë, duke avancuar më tej.

REZULTATET:

BARCELONA 3-1 BENFICA (1-0)

Raphina 11’, 42’, Yamal 27’ / Otamendi 13’

BAYER LEVERKUSEN 0-2 BAYERN MUNCHEN (0-3)

Kane 52’, Davies 71’

INTER 2-1 FEYENOORD (2-0)

Thuram 8’, Calhanoglu (P) 51’ / Moder (P) 42’

LIVERPOOL 0-1 PSG (1-4 P) (1-0)

Dembele 12’

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat