14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Gjykata e Lartë nuk pranoi ankimin Salianjit/Çupi: U shndërrua në armë ndaj atij që guxoi të denonconte!

nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve dhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që rrëzoi rekursin e ish-deputetit Ervin Salianji, duke e lënë atë në qeli.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çupi e cilësoi këtë vendim si të diktuar nga presioni i maxhorancës dhe qeverisë, duke e konsideruar atë një goditje politike ndaj një opozitari që denoncoi abuzimet e pushtetit.

“Me një drejtësi nën presion të jashtëzakonshëm dhe të përditshëm nga maxhoranca dhe qeveria, nuk prisja ndonjë vendim ndryshe nga Gjykata e Lartë! Në vend që të mbrojë të drejtat e njeriut, ajo është kthyer në një armë politike kundër një deputeti që guxoi të denoncojë”, u shpreh Çupi.

Për Çupin ky vendim është një përpjekje për të larguar Salianjin nga politika, por ajo beson se ai do të vazhdojë betejën ligjore.

“Jam e sigurtë se Ervin Salianji do të dijë të qëndrojë me dinjitet dhe besoj fort se të drejtat e tij, të mohuara nga një sistem i kontrolluar gjyqësor, do t’i fitojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut”, përfundoi deputetja demokrate.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat