21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Skema e sigurimeve në bujqësi, qeveria po kopjon modelin turk

Shqipëria po punon për të aplikuar modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Kjo u konfirmua nga Ministrja e Buqësisë, Anila Denaj, e cila konfirmoi se me asistencën e homologes në Turqi do të bëhet i mundur hartimi i një sistemi të sigurimeve bujqësore për të mbrojtur fermerët nga rreziqet natyrore dhe katastrofat që mund të dëmtojnë prodhimin e tyre bujqësor.

Lidhur me hartimin e kësaj skeme, ishte në Shqipëri përgjatë javës që po mbyllet, edhe delegacioni turk i kryesuar nga zëvendësministri i Bujqësisë dhe Pyjeve të Turqisë.

Skema turke e sigurimit në bujqësi funksion që prej vitit 2025-së dhe përfshin një kombinim të sigurimeve private dhe mbështetjeve shtetërore.

Disa lloje të sigurimeve në bujqësi janë të detyrueshme, si sigurimi i të korrave, ndërsa të tjerat janë vullnetare, si sigurimi për blegtorinë ose peshkimin.

Kjo i ndihmon fermerët të mbrojnë investimet e tyre dhe të zvogëlojnë humbjet financiare. Shteti turk mbështet një pjesë të konsiderueshme të parimeve të sigurimit, zakonisht nga 50% deri në 67%, duke e bërë atë më të përballueshme për fermerët.

Kjo skeme operohet nga një konsorcium i kompanive private të sigurimit, të mbështetura nga qeveria. Këto kompani marrin pjesë në skemën e sigurimeve për bujqësinë përmes një platforme të përbashkët.

Në rast dëmtimi, fermerët aplikojnë për dëmshpërblim përmes agjencive të sigurimeve.

Kjo skemë konsiderohet një instrument i fuqishëm për menaxhimin e rrezikut në sektorin e bujqësisë, duke lehtësuar stabilitetin financiar të fermerëve.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat