14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama kap ‘prime’ duke marrë vëmendjen e qytetarëve nëse do jetë në listë apo jo!

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste të organizuar në Kryesinë e Kuvendit zbardhi detaje mbi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve të PS-së për deputetë.

Rama tha se vendimin për vete nuk e ka marrë ende nëse do të jetë në listat e kandidimit.

“Në rastin tim s’e kam shumë idenë pse duhet të jem deputet për aq kohë sa kam këtë detyrë. Vendimin për vete s’e kam marrë akoma nëse do të jem apo jo në atë listë. Burrat garojnë me burrat, gratë garojnë me gratë”, tha kryeministri.

Gjithashtu, Rama theksoi se deputetët do të garojnë në listën e hapur sepse parimisht luftën duhet ta bëjnë ata me më shumë eksperiencë, por në listën e hapur do të ketë dhe shumë të rinj.

Kryeministri u tha deputetëve që nuk duan të jenë në listën e hapur të njoftojnë më herët, duke lënë të nënkuptuar se nëse nuk duan në listën e hapur të mos kandidojnë.

“Cilido prej atyre që nuk duan të kandidojmë në listën e hapur duhet t’ia bëjnë me dije drejtuesit. Cilido deputet, në gjininë mashkullore, që ka marrë qoftë edhe një mandat nuk do jetë në listën e mbyllur. Por duhet ta thotë më herët. Luftën parimisht do ta bëjnë që kanë më shumë eksperiencë. Në listën e hapur do ketë edhe plot të rinj dhe të reja”, tha Rama.

Një mesazh dha edhe për drejtuesit politikë, duke u shprehur se drejtuesit nuk duhet të cenojnë barazinë mes kandidatëve dhe s’duhet të kenë preferenca për ta.

“Drejtuesit politikë do ishin të fokusuar për të marrë vota për vete. Drejtuesit politikë duhet të garantojnë që gjithë kandidatët të kenë hapësirë të barabartë. Asnjë drejtues politik nuk duhet të futet në preferenca se kë duhet të votojnë qytetarët” u shpreh Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat