21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha: Rama dështoi të sigurojë votat e PD-së për të shkrirë SPAK-un, nuk na intereson a kandidon apo jo

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, tha se Rama dështoi të siguronte votat e PD-së dhe të bindte kryedemokratin për të shkrirë SPAK-un.

Berisha tha se Rama i bëri llogaritë gabim në lidhje me SPAK-un dhe mbeti duarbosh.

Do jetë në listë apo jo e vendos Rama, ndërsa pas 11 majit e vendosin qytetarët. Shkaku i burgosjes së Veliajt është qeveritar. Letra e Nesti Angonit është qeveritare. Nuk u akuzua për gjërat më evindente si inceneratori dhe ‘5D’ sepse shkonte direkt te Rama. Dështoi të sigurojë votat e PD-së dhe të bindte Berishën për të shkrirë SKAP-in e partisë. I bëri llogaritë gabim dhe mbeti duarbosh”, tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të koalicionit opozitar ka shkëmbyer batuta me drejtuesin e Partisë Konservatore.

Referuar deklaratave të Ramës, Berisha i tha Gjuzit t’ia jepte mustaqet kryeministrit pasi i kanë mbetur fiksim.

“Kujtim jepja ato mustaqe ose bëj diçka me të se më çmendët. Unë dhe ti e njohim nga ana psikologjike, e dimë pse e ka atë”, tha Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat