13.9 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e mamasë së Ajola Xoxës për vilën në Qerrret

Apeli i Gjyaktës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e nënës së Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, për sekuestron. Xoxa ankimoi vendimin e GJKKO, që konfirmoi kërkesën e SPAK, për sekuestron mbi pasurinë.

Njoftimi i Gjykatës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”,

Vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat