Ish-deputeti socialist Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare. Burime familjare i thanë CNA se Andisi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej javësh shtrohej shpesh në spital.
Ai ka qenë një nga politikanët aktive në PS, dhe i zgjedhur për dy mandate deputet. Harasani spikati gjatë lëvizjes për mendim ndryshe në PS.
Andis Harasani ishte një bankier i kalitur. Njohës shkëlqyer i menaxhimit bankar edhe në rang ndërkombëtar dukë qenë ekspert në fushat si rishikim kredie, kredi, ristrukturim të borxhit, kapital sipërmarrës dhe përvojë kreditimi me rrezik sovran që mbulon aktivitetet bankare të korporatave, tregtare dhe të komunitetit. Ai mori pjesë aktive në ekipin menaxhues për ngritjen e katër bankave tregtare në tre vende të ndryshme.
Harasani prej disa vitesh jetonte në SHBA me familjen e tij. Stafi i CNA i shpreh ngushëllimet familjarëve miqve dhe të afermve të tij.
Suela Harasani bashkëshortja e ish-deputetit socialist, ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Andis Harasani.
Me fjale të ndjera ajo shkruan se Andisi e humbi betejen me kancerin qe vuante prej disa kohesh.
Postimi i plotë i Suela Harasanit
Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!
Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.