Kryeministri Edi Rama e quajti lajthitje thirrjen qesharake të Sali Berishës ku i kërkoi fëmijëve që të mos shkojnë në shkollë për të mbrojtur mbylljen e Tik-Tok. Nga një takim me gratë dhe vajzat për 8 mars, kryeministri Rama shtoi se kërkesa e kreut të PD tregon se sa rreziqe mund të sjellë një “mendje e ikur”, siç e cilësoi ai.
Me ironi duke komentuar koalicionin e Sali Berishës, Rama tha se fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi që të bojkotojnë shkollën. Një thirrje e pati për gratë, duke u thënë se më 11 maj duhet t’i mbajnë në banesë burrat demokratë dhe jo të fëmijët që mos të shkojnë në shkollë për bllokimin e Tiok-Tok.
“Lajthitja e madhe e thirrjes për të mos shkuar në mësim dhe prindërit për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi sepse do të mbyllet TikTok tregon se sa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital. Unë besoj në radhë të parë te qetësia dhe mençuria e grave. Unë jam shumë krenar për këtë. Nuk është e rastit se PS e votojnë më shumë gratë sesa burrat”, tha Rama.