Në gjithë vendin pritet që të mbahen aktivitete të ndryshme për të nderuar mësuesit për kontributin që kanë dhënë në edukimin e brezave.
Më 7 mars 1887 u çel “Mësonjtorja Shqipe” në Korçë, për të vazhduar më pas me hapjen e disa shkollave shqipe në disa qytete të tjera të vendit, përshirë Pogradecin, Ohrin dhe qytete të tjera.
Që nga kjo ditë “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollë si festë, duke bërë kështu që çdo 7 mars të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave.
Por sa kushton kjo festë për prindërit
Flasim për një gamë të gjerë dhuratash, nga librat dhe kuponët për blerje librash (2000-3000 lekë), te bizhuteritë dhe aksesorët prej ari që mund të arrijnë deri në 30,000 lekë.
Gama e dhuratave të tjera të konsideruara janë: libra apo kuponë për blerje librash në vlerë 2000-3000 lekë; bizhuteri që nisin nga 2500 deri në aksesorë prej ari që arrijnë 30 mijë lekë; tufa lulesh prej 1500-3500 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare ose një dhuratë tjetër simbolike; forma grumbullimi parash që dhurata të blihet e përbashkët, ku shuma që kontribuonte secili nxënës varion nga 1000-2000; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacione të afërta me pagesë hoteli etj.
Te format e tjera të dhuratave përfshihen: parfume ose paketime në formë setesh kozmetike, që nis nga 2500 lekë. Gjithashtu, artikuj mode si çanta elegante, portofola, syze dielli ose rripa janë ndër format e tjera të dhuratave individuale që bëhen në 7 mars, vlera e të cilave nis nga 2000 lekë.