21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

SPAK sekuestron mbi 90 pasuri të luajtëshme dhe të palujtëshme të klanit “Papa” (Lista e plotë e pasurive të sekuestruara)

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër për sekuestro preventive mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të 3 personave, të cilët akuzohen për kultivim dhe trafik kanabisi në drejtim të Greqisë.

Sipas urdhrit të sekuestros pasuritë janë në posedim të shtetasve Kristo Qiriçi (alias Jetmir Hoxhaj, alias Jetmir Qiriçi), Eldjon Alushaj (alias Kosta Alushaj) dhe Shkëlzen Kraja, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ky grup kriminal u godit nga SPAK pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”

Klani “Papa” ka qenë në një përplasje të vazhdueshme me grupin e Aleksandër Sadikajt dhe Adriatik Kalemit, përplasje e cila ka sjellë dhjetra atentate me disa viktima. Ata dyshohet se fillimisht kanë qenë bashkë në veprimtarinë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, por prishja e “pazareve të drogës” solli dhe përplasjen e përgjakshme.

Në lidhje me këtë grup kriminal, SPAK lëshoi urdhër-arrestet pak ditë më parë, ku në pranga përfunduan zyrtarë të Policisë, më konkretisht Shkëlzen Ruska, shefi i Krimeve në Himarë, Ervis Alisinanaj shefi i Krimeve në Lushnjë dhe u shpall në kërkim shefi i Policisë Kufitare Elvis Dervishi. Ndërkohë, në kërkim u shpallën dhe Kristo Qiriçi, i cili njihet edhe me emrat Jetmir Hoxhaj dhe Jetmir Qirici, Eldjon Alushaj i njohur edhe si Kosta Alushaj, Benci Toska, Shkelzen Kraja, Xhino Nebi, Luiz Bala i njohur dhe si Edmond Sinanaj.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive.

Lista e plotë e pasurive nën sekuestro

  • Pasuria “Objekt Shërbimesh + Hotel”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 440 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria “Truall” me sipërfaqe 708 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria “Truall”, me sipërfaqe 308 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Pasuria nr. 24/494, me status “Regjistrim i përkohshëm”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
  • Apartament, me sipërfaqe 84 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
  • 9 pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 177 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe K.S, në Sarandë.
  • Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 58.5 m², në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
  • 2 pasuri “Garazhe” të emërtuar “vend parkimi”, në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
  • Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 77.75 m², në pronësi të shtetasit D.A, në Sarandë.
  • Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 142.4 m², nga e cila 126 m² sipërfaqe banimi dhe 16.4 m² sipërfaqe e përbashkët, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
  • Pasuria “Garazh”, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
  • Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 38.00 m², në pronësi të shtetasit SH.K në Tiranë.
  • Pasuria “Post Parkimi”, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
  • Pasuria “Truall” me sipërfaqe 562 m², nga e cila kati i parë 110 m² ndërtesë dhe 19 m² verandë; kati i dytë 44 m² ndërtesë, 18 m² verandë dhe 9 m² ballkon; si dhe kati i tretë 133 m² ndërtesë, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Mullet, Tiranë.
  • Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 202.15 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
  • 4 pasuri “Poste parkimi” në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
  • Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1863 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Borsh, Sarandë.
  • Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 896 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
  • Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
  • Pasuria “Tokë Pemtore”, me sipërfaqe 1455 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
  • Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
  • Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1900 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
  • Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 897 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
  • Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe sipërfaqe 17,100 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e quajtur Adhendri, Palasë, Vlorë.
  • Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe 13, 775 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e ndodhur Adhendri, Palasë, Vlorë.
  • Pasuria “Vilë Elitare”, me sipërfaqe ndërtimore prej 422.3 m², kati 0 me sipërfaqe prej 229.9 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 177.3 m² dhe verandë me sipërfaqe prej 15.1 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
  • Pasuria “Vilë Standart” (modeli B) identifikuar si Vila B84, me sipërfaqe ndërtimore 182.1 m², kati 0 me sipërfaqe prej 98.5 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 83.6 m² dhe verandë e hapur me sipërfaqe prej 14.9 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
  • Pasuria “Automjet” i markës “Mercedes Benz”, modeli G 400 D, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetases A.K.
  • Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasit K.Q.
  • Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve K.Q dhe E.B.
  • Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të personit fizik K.Q, si dhe në emër të shtetasve K.Q dhe E.P.
  • Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe T.Q.
  • Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe S.Q.
  • Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve A.B dhe E.P.
  • Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetases A.B.
  • 2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të një subjekti tregtar, si dhe shtetaseve A.B, A.A dhe M.S.
  • 2 Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.B.
  • 3 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases K.S.
  • Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases K.S.
  • 5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasve A.K dhe SH.K.
  • 2 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të një personi juridiksi dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
  • 6 llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
  • Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të një personi juridiksi dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
  • 2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të personit fizik SH.K dhe shtetasit SH.K.
  • Llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
  • 5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases A.K.
  • 2 llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.K.
  • Personin Fizik “K.Q”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Resorant” në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
  • Një subjekt tregtar, me objekt të veprimtarisë “Hoteleri”, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
  • Personin Fizik “SH.K”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Kafe dhe Restorant”, në pronësi të shtetasit SH.K, në Tiranë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat