21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Mbyllja e Tik-Tok, reagon për herë të parë Rama: Përpara vendimit u konsultuam me 65 mijë prindër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri për 12 muaj.

Për Ramën, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.

Ai shtoi se qeveria është në dialog pozitiv me kompaninë TikTok, e cila pritet të vizitojë Shqipërinë për të prezantuar masa të reja sigurie për fëmijët, përfshirë përmbajtje në gjuhën shqipe, si dhe risi në shërbim të arsimit.

“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi,” përfundoi Rama në reagimin e tij.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat