21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Aksident i rëndë në Lezhë, përplasen një autobus, një kamionçinë dhe një veturë, dyshohet për një të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldren.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, një autobus, një kamionçinë dhe një veturë.

Në autobus mësohet se ndodhej stafi i kampit të Gjadrit. Po ashtu, si pasojë e përplasjes raportohet për një person të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat