21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Zgjedhjet për zv.kryetar/Gerd Hoxha merr frenat e Gjykatës së Tiranës për një mandat 3 vjeçar

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë do të drejtohet nga gjyqtari i dhomës penale Gerd Hoxha, i cili ka provuar se gëzon mbështetje në radhët e gjyqtarëve duke u votuar si anëtar i ish-KLD-së dhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve.

Gjykata më e madhe në vend, me dy dhomat e saj – civile dhe penale, do të drejtohet nga z. Hoxha, i cili zëvendëson Flamur Kapllanin, i zgjedhur në këtë post më 25 shkurt 2022.

Sipas ligjit Zëvendëskryetari i Gjykatës së Tiranës zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve për një mandat tre vjeçar, duke ushtruar kompetencat e kryetarit të gjykatës.

Gerd Hoxha ka kaluar me sukses të gjitha shkallët e vettingut, si dhe është themelues i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, organizatë e cila shërben për mbrojtjen e interesave profesionalë të gjyqtarëve të shtetit shqiptar.

Si themelues i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Hoxha njihet për një nga betejat e fituara për magjistratët atë të pagave për gjyqtarët.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat