13.9 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama nxjerr videon nga zyra e tij në Kryeministri me Ëngjëll Agaçin dhe ironizon opozitën

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me Sekretarin e Kryeministrisë Engjëll Agaçin, për të cilin më herët janë ngritur akuza nga kreu i opozitës Sali Berisha se është arratisur nga vendi.

Por nga ana tjetër kryeministri Rama ka deklaruar se Engjëll Agaçi ka qenë në Itali për mjekim, madje gjendja e tij shëndetësore ka qenë tepër e rëndë, pasi pas një operacioni në zemër pati edhe probleme me mushkërinë.

Por sot, kreu i qeverisë ka publikuar një video ku shfaqet në zyrën e tij së bashku më Engjell Agaçin.

“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”, shkruan Rama në Facebook.

Rama: Sapo jam kthyer nga Berlini dhe kam gjetur këtu një të kthyer tjetër nga arrati, Engjëll Agaçi. Ja ku është.

Agaçi: Përshëndetje të gjithëve dhe ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen.

Rama: Jo të gjithë, për mbështetje atyre që të mbështetën, të tjerëve në 11 maj.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat