18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kurti i mbyll derën partive të mëdha: S’ka koalicione me to, do të qeverisim vetëm (kush janë deputetët që pritet të peshkojë)

Kryeministri Albin Kurti këmbëngul se qeverinë e ardhshme do ta formojë i vetëm së bashku me dy partitë më të vogla, Guxo dhe Alternativa, pa bashkëpunimin me ndonjërën prej partive të mëdha shqiptare. Këto deklarata, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje i bëri gjatë qëndrimit në Gjilan duke shtuar se po presin certifikimin e rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve para se të ndërmarrin hapat e radhës të nevojshëm.

“Nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë dhe kundër Lëvizjes Vetëvendosjes, por ne kemi dalë fitimtarë dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, u shpreh Kurti.

Profesor Mazllum Baraliu thekson se “Vetëvendosje edhe mund ta formojë me arnime të caktuara e me huazime të caktuara mirëpo ajo do të jetë qeveri e pakicës dhe një qeveri fraxhile e përkohshme e cila nuk mund t’i qëndrojë dhe t’i bëjë ballë kërkesave të kohës, sfidave por edhe vet sfidave të Parlamentit”.

Në një kohë të ndryshimeve të shumta gjeopolitike, partive politike iu kërkohet që të bashkëpunojnë për një koalicion të gjerë për hir të interesave të Kosovës.

“Një qeveri e përbashkët, koalicioni të gjerë, me bazë të gjerë do të ishte e vetmja zgjidhje më e mirë dhe një fuqizimi fjalës tonë por edhe i qëndrimit ndaj sfidave nga jashtë dhe nga brenda që mund të na vijnë”, thekson Baraliu.

Procesi i numërimit po shkon drejt fundit ndërsa rezultatet përfundimtare pritet që të shpallen gjatë kësaj jave para se t’i hapen rrugë ankesave të mundshme dhe certifikimi final.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat