21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Ankimimi i Veliajt për masën e sigurisë, Apeli i GJKKO cakton gjyqtarin që riktheu Berishën në detyrim paraqitje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar gjyqtarin për shqyrtimin e ankimit të Erion Veliajt dhe katër biznesmenëve, Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi për ndryshimin e masave të sigurisë. Sipas shortit të hedhur, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ashpërsoi masën e sigurisë për kreun e PD Sali Berisha. Gjyqtari Pëllumbi, njihet nga opinioni publik për dënimin me burg për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, njofton Apeli i GJKKO.

Kujtojmë se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka caktuar ndaj Veliaj dmasën e sigurisë arrest me burg.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat