Kryeministri Edi Rama foli për panairin e punës, në Athinë, i cili sipas tij është një dritare informacione për të gjitha ata që duan të njihen me mundësitë që ofrojnë kompanitë shqiptare. Rama theksoi se Shqipëria është zhvilluar, ndërsa shtoi se pagat po ashtu kanë ardhur në rritje.
“Të gjitha ata që thonë se ekonomia e Shqipërisë është keq, në fakt o flasin keq qëllimisht, ose nga mungesa e informacionit behën përhapës të këtyre fjalëve. Ekonomia është zgjeruar dhe mundësi për të bërë biznes janë rritur, nuk janë ulur. Shqipëria kishte një PBB më pak se 10 miliardë, sot e ka 25 miliardë euro, dy herë e gjysmë më shumë. Kur morën detyrën të ardhurat për frymë ishin rreth 4000 mijë euro, sot i ka rreth 10 mijë euro. Kur ne morën detyrën, askush nuk kishte kurajën të mendonte, që sot paga mesatare në sektorin publik do shkon te 930 euro. Se sot paga mesatare për mësuesit do ishte 950 euro, dhe paga mesatare për mjekët do ishte ku e ku mbi 1000 euro. Ky panairi i parë do pasohet nga një panair i dytë në vjeshtë, do vijmë përsëri dhe do jemi këmbëngulës, sepse 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitohen në të njëjtat vende pune këtu në Greqi” tha Rama.
Duke u ndalur tek procesi i anëtarësimit në BE, Rama u shpre se Bashkimi Evropian e do Shqipërinë ta ketë brenda vetes, ndaj duhet të shfrytëzohet ky moment, pasi nuk do të zgjasë përgjithmonë.
“Brenda 2027 të mbyllim procesin e negociatave. Është afati më i shpejtë që i është dhënë ndonjë vendi në historinë e negociatave. Kjo sepse ata duan që të kenë Shqipërinë brenda vetes. Ky është një moment që nuk është gjithmonë. Ne duhet ta shfrytëzojmë tani. Ne këtu kemi qenë edhe kur i bënim mirë dhe ata na dridhnin bishtin. Kështu që para se gjërat të ndryshojnë dhe ata të na dredhin bishtin përsëri ne na duhet që të hyjmë brenda. Kur dera të mbyllet dhe historia të fillojë nga e para ne duhet të jemi anëtarë me të drejta të barabarta dhe të ulemi sic uleni ju sot në të njëjtën tryezë me fqinjin grek. Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta jo vetëm me zakon por edhe me ligj. Si ne si Greqia të jemi bashkë tek yjet e verdha të BE. Ky është momenti, është momenti historik. Është ngritja e dytë e flamurit” tha Rama.