21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha nga Milano: Argati i Vuçiçit do përgjigjet për krimin ekonomik që ka kryer ndaj shqiptarëve

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me diasporën shqiptare në Milano, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e konsideroi këtë vit, si vitin e diasporës shqiptare dhe sipas liderit demokrat, entuziazmi i tyre po zgjon shpresat e çdo shqiptari dhe është kthyer në eliksirin e fitores.

Ndër të tjera, Berisha premtoi se Shqipëria pas 11 Majit, nëse ai fiton, do të jetë Shqipëria ku qytetarët jetojnë me dinjitet dhe paguhen me dinjitet Ai premtoi dhe për një Shqipëri prodhuese, dhe rritje të eksporteve, ku sipas tij, tregjet do të mbushen me markat “made in Albania”, teksa shtoi se projekti i Ballkanit të Hapur do të hidhet në kosh.

Në fjalën e tij Berisha tha nër të tjera se “Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria ku qytetarët jetojnë me dinjitet, paguhen me dinjitet. Por jo vetëm kaq. Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria në të cilën ju, miqtë tuaj italianë, qyetarët shqiptarë do vendosin ëndrrat e tyre, kur sfidat e tyre, bizneset e tyre. Po, po, Shqipëria vendi më miqësor për investimet është zotimi ynë. I taksave të ulëta. Për çdo shqiptar që kthehet në Shqipëri, 5 vjet pa asnjë taksë, dhe përsëri stimuj të tjerë. Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria e krenarisë sonë. Shqipëria nuk mund të jetë kurrë madhështore pa ‘Made in Albania’. Shqipëria madhështore do të jetë ‘Made in Albania’. Mendoni për një moment qytetet, fshtrat, brigjet nga keni ardhur, pasuritë përrallore që ka Shqipëria, nuk i ka vend tjetër në 28 mijë km2 në Europë e as në botë”.

“Do bëhet gjithçka në moton: ekonomia, ekonomia, ekonomia! Shqipëri prodhuese, Shqipëri prodhuese. Markat shqiptare do mbushin dyqanet, markat shqiptare do vërshojnë. Mund të ketë njerëz që e dëgjojnë me skepticizëm, por u thëm një gjë. Merrni pak regjistrat e viteve 2005-2013. 320% u rritën eksportet, u rrit prodhimi, u rrit ‘made in Albania’. Kurse sot, ka 3 vite që Shqipëria, zbret prodhimi, zbret, zbret, zbret dhe në vitin 2024 eksportet në Shqipëri ishin 32% më pak se në 2023. Jo, ne do bëjmë gjithçka që ato pasuri që ia ka fal Zoti Shqipërisë t’i kthejmë në të mira për qytetarët shqiptarë, për ju që do të vini të investoni, për miqtë tuaj që do të vijnë me ju të investojnë në Shqipëri. Ballkani i Hapur, Stop! Në kosh do të hidhet. Argati i Vuçiçit do përgjigjet për krimin e tmerrshëm ekonomik që ka kryer ndaj shqiptarëve” tha Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat