18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal/ GJKKO lëshon 10 masa sigurie! Në pranga shefa dhe ish-shefa policie (Emrat)

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka miratuar 10 masa sigurie mes tyre shefa dhe ish-shefa policie, ndërsa njëri prej tyre u shpall në kërkim.

Bazuar në vendimin e GJKKO, janë kryer kontrolle në disa qytetet Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastrës.

Në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Erdit Hazizaj është personi i tretë i shpallur në kërkim nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Gjithashtu, i shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat