27.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Takimi virtual me diasporën, Berisha: E majta shqiptare dhe ndërkombëtare u hakmor ndaj opozitës

Kreu i opozitës, Sali Berisha, gjatë një takimi online me shqiptarët jashtë vendit të kontribuojnë me votën e tyre më 11 maj, deklaroi se e majta shqiptare dhe ajo e huaj u hakmorën kundrejt Partisë Demokratike.

Duke e cilësuar votën e diasporës një mundësi historike për ndryshim, Berisha e konsideroi fitoren si një mundësi më të afërt se kurrë, falë qëndrueshmërisë dhe angazhimit të demokratëve. Për të, fitorja është tashmë në duar të shqiptarëve dhe është koha për të vepruar.

“Mirënjohje të thellë për të gjithë demokratët dhe qytetarët shqiptarë në Bergamo për takimet e shkëlqyera që keni organizuar dhe vazhdoni të organizoni. Në fakt, në rast se marrim parasysh kaluarin që iu imponua PD-së, përpjekjet për ta zhdukur këtë forcë politike në një hakmarrje të verbër, dhe unë iu them ju se ajo që ndodhi me PD-në ishte verbëria e ekstremit të majtë shqiptar dhe ndërkombëtar, të cilët donin me çdo kusht një Shqipëri pa opozitë të vërtetë. Por ata dështuan sepse edhe në kohërat më të vështira, më kritike, demokratët qëndruan me besimin tek e vërteta. Pavarësisht se kishin përballë makinerinë politike më gjigante siç ishte administrata e Joe Biden, e kontrolluar nga George Soros jashtë imagjinatës dhe qeverinë e drogës dhe krimit të Edi Ramës. Tani ne jemi në prag të fitores. Kurrë ndonjëherë më afër nuk ka qenë fitorja dhe nuk ka qenë si sot në duart tuaja. Ndaj të bëjmë çdo gjë që më 11 maj çdo shqiptar jashtë vendit të votoj“, tha Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat