21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Lexohet testamenti i kryepeshkopit Anastas: I fal të gjithë ata që e bënë udhëtimin tim më të vështirë e të mundimshëm (depozitat financiare ja trashëgon Kishës së Shqipërisë)

Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, u zhvillua përkujtimorja 40 ditore e Kryepeshkopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Për të nderuar kujtimin e Kryepeshkopit të ndjerë të Kishës u mblodh një numër i madh klerikësh dhe besimtarësh ortodoksë, përfaqësues të institucioneve fetare, arsimore dhe filantropike të Kryepeshkopatës, si dhe vizitorë nga jashtë vendit.

Gjatë Liturgjisë Hyjnore, Peshkopi i Krujës lexoi publikisht testamentin e Kryepeshkopit të ndjerë. Në testamentin e tij, Anastas ngarkon Kryepeshkopin e ri për të ekzekutuar amanetet dhe porositë e tij.

“Falenderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Iu përkushtova ringritjes së Kishes se Shqiperise te cilen e desha me gjithe shpirt. Nuk ka as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme; çdo gjë që është fituar ndër vite është vënë në shërbim të veprave të dashurisë. Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë. I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme, duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetje të pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë. Ato pak sende që kam përdorur t’iu ndahen bashkëpunëtorëve të mi të përzgjedhur. Librat e mi të dorëzohen Bibliotekës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, thuhet në testamentin e Anastas.

Në një pjesë të testamentit të thuhet: “I fal të gjithë ata që e bënë udhëtimin tim më të vështirë e të mundimshëm”.

Testamenti i Kryepeshkopit Anastas përfundon me fjalët: “Ju lutem të mos reshtni së luturi që Perendia të më mëshirojë edhe mua, shërbëtorin e tij dhe të më pranojë në pafundësinë e dashurisë së tij”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat