21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kërkoi 4000 euro për të ndikuar tek gjyqtari, GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ avokatin Bardh Koçi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për avokatin Bardh Koçi.

Avokati Bardh Koçi akuzohet për veprën penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”. Burime për emdia kanë bërë me dije se dyshohet që Koçi i ka marrë një tjetër personi një vlerë parash kundrejt një leje ndërtimi, duke i thënë se do të ndërmjetësonte që personi në fjalë të përfitonte truallin e ndërtimit.

Agjentë të BKH të mbështetur nga forca policie po vijojnë kontrollet në terren, nuk dihet ende nëse ka masa të tjera sigurie për t’u ekzekutuar.

Ndaj avokatit është ngritur akuza për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se teksa ishte me detyrë auditues i KLSH-së i kërkoi 4000 euro shtetases me iniciale P. M., për të ndikuar tek gjyqtari, ndërsa ka përfituar prej saj një shumë prej 1000 euro.

Mësohet se në kohën e kryerjes së veprës penale kjo shtetase po gjykohej në Gjykatën e Tiranës për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shëndetësore”.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e katër shtetasve, mes tyre edhe në atë të një eksperti kriminalistik dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Tiranës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat