21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Gara për titullin kampion në Serie A, bëhet më interesante/Napoli nuk lejon shkëputjen e Interit, barazim dramatik në fund

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e javës së 27-të të Serie A mes Napolit dhe Interit.

Interi kaloi i pari në avantazh në minutën e 22-të të pjesës së parë. Federico Dimarco realizoi një eurogol nga goditja e dënimit që la në vend portierin Alex Meret.

Megjithatë, Napoli nuk u dorëzua për asnjë minut derisa në minutën e 87-të pranë fundit, Philipp Billing vendosi baraspeshën në “Maradona”. Gara për titullin kampion në Itali mbetet e hapur.

Interi kryeson Serie A me 58 pikë të grumbulluara, Napoli ndjek zikaltrit me vetëm një pikë pas tyre.

Në vendin e tretë ndodhet Atalanta me 55 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e katërt me 49 pikë, por ka një ndeshje në favor për të luajtur.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat