21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Publikohen disa foto të 24-vjeçares palestineze që u ekzekutua me gjakftohtësi nga partneri (provat të çojnë në një krimi pasioni)

Vajza që shihni në foton më sipër, është Rayyan Alwan, 24-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti i saj 49-vjeçari Fadi Alwan. Mënyra se si është kryer vrasja, burimet nga policia bëjnë të ditur se gjithçka ka qenë e planifikuar.

Pas udhëtimit në Athinë, 49-vjeçari ka ikur direkt për në Amsterdam. Por pavarësisht se janë hapur kamerat e sigurisë atje autoritetet nuk kanë mundur që ta kapin.

Çifti kishte shtetësi gjermane dhe jetonin në Mynih. Grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pasi ka analizuar të gjitha veprimet e autorit. Ai ka dalë shumë i qetë nga banesa pasi ka kryer krimin.

Burime nga policia thonë se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, del që pas vrasjes ka pastruar ambientin. Ai ka marrë gjërat dhe i ka hedhur në koshat e plehrave. Nga pamjet del se 49-vjeçari i ka hedhur në kosha të ndryshëm për të vështirësuar punën e policisë.

Policia e Tiranës po bënë gati letërporosinë për autoritetet greke për të kërkuar informacion në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Alwan. Policia njoftoi se 49-vjeçari Fadi Alwan është shpallur në kërkim ndërkombëtar për rastin dhe autoritetet greke pritet të njoftojnë policinë tonë nëse figuron në Greqi, apo ka lëvizur në vend tjetër.

Pronari i banesës me qira, tha se të dy flisnin gjuhë të huaj, gjermanisht dhe në disa raste edhe arabisht.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat