19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha foli për arratisje të Ëngjëll Agaçit, reagon Rama: Këneta hedh helm, Agaçi në gjëndje të rëndë shëndetsore, pati probleme pas operacionit në zemër

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet akuzave të Sali Berishës për Ëngjëll Agaçin, i cili prej disa ditësh ka deklaruar se është arratisur, madje i kanë marrë edhe laptopin prokurorët e SPAK.

Duke i konsideruar shpifje, Kryeministri Rama theksoi se Agaçi ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Itali dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Dua të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësie të madhe. Maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës e di këtë më mirë sesa kushdo tjetër. Llumi helmues i kënetës që ka mbetur nga ajo që lindi si partia evropiane do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit dhe zhaurime e atij kolektivi speciesh të ulëta do të shqetësojë dynjanë Këneta ka marrë peng Engjell Agacin, gruan, vajzën, nënën e tij të mrekullishëm, familjen, me ferman të bufit që e shpalli një person në arrati nga drejtësia. Me tam tamet e mushkonjave të kënetës që hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e  dyndjes së hetuesve të SPAK  në kryeministri e marrjes së lap topit dhe e syrit që tu dali bashkë me syrin e bufit” tha Rama.

Duke shtuar më specifikisht tek shëndeti i Agaçit, Rama tha se: “Para disa kohësh u nis në Itali për arsye shëndetësore, kaloi tehun mes jetës dhe vdekjes. Si pasojë e bllokimit të arterieve koronare, për të cilën u operua ne zemër. Pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksione, gjë që detyroi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar. Pas një periudhe të vështirë në reanimacion, ai vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e tyre për të rehabilituar mushkëritë e dëmtuara rëndë”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat