21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha: Engjëll Agaçi ka një muaj i zhdukur, ka fotografi kafeneve të Romës

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se edhe pse prej një muaji I zhdukur, për Ëngjëll Agaçin nuk japin asnjë informacion apo të dhënë për të, veçse fotografitë që vijnë nga kafenetë e Romës.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se fshehja e sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, është një akt i turpshëm ndaj shqiptarëve. Sipas Berishës, me qëndrimin që mban Edi Rama ndaj të vërtetës së zhdukjes së Agaçit, ngre dyshime të mëdha.

“Tani historiku i Engjëll Agaçios, ai ka një muaj që është zhdukur, është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën” u shpreh Berisha.

“Për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq. Por jo vetëm kaq, por emërohet Vilma e pushuar nga Ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal, të një punonjësi tjetër, dihet. Ka fshehur, dhe kjo njeri e papërgjegjshme që pushohet nga ambasada e SHBA me të drejtë, sepse ka fshehur një akt dhune, jo punonjës të ambasadës, por ndaj një punonjësi ndaj nje tjetri, ka fshehur dhe shkarkohet për këtë punë, nuk e di ca pozicioni kishte, ajo merret tani dhe emërohet në vend të Engjëll Agaçit” theksoi kreu i opozitës.

Më tej Berisha tha se “Atëherë, sigurisht që Edi Rama do ta donte krejt ndryshe Engjëll Agaçin, me këto që po shoh unë, por e vërteta është se, dy të zhdukur janë në Shqipëri, Engjëll Agaçi dhe Martini. Këta nuk kanë gjurmë të dy, nuk ka të zhdukur të tjerë. Nuk kam idenë se ka të tjerë të zhdukur, nëse keni më thoni. Pra janë dy të zhdukur, të dy të lidhur me Edi Ramën”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat