21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

KAS: Në takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin “Skënderbej” u shkel ligji

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur këtë të enjte (27 shkurt 2025) se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, në Sheshin “Skënderbej” më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Ky vendim i KAS, i cili u votua nga të 5-të anëtarët e tij, u mor pas ankimimit të Qëndresës Qytetare.

Kjo e fundit i kishte kërkuar fillimisht kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, që ta ndalonte mbajtjen e takimit të kryeministrit Rama me punonjësit e bashkisë, por ai e cilësoi atë si komform ligjit zgjedhor vetëm 4 orë para se të zhvillohej.

Më pas Qëndresa Qytetare ka ankimuar vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Në kërkesën e saj, Qëndresa Qytetare argumenton se aktiviteti duhet të ishte raportuar në KQZ, pasi zhvillohet brenda periudhës katërmujore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për raportimin e veprimtarive publike të qeverisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat