21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Gjykata e Lartë rrëzon ankimet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, reagon nga qelia ish-Presidenti

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili kishte kërkuar lirimin nga qelia, ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024

“Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu Gjykata e Lartë mësohet se ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi.

Kështu, Kryemadhi mbetet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo kërkonte shuarjen e masës të marrë kundrejt saj nga ana e GJKKO-së.

Meta mesazh me audio nga qelia: Narko drejtësi, më 11 maj e hedhim në ‘Lanë’

Pas shpalljes së vendimit, Meta me një audiomesazh nga burgu sulmoi drejtësinë duke thënë se angazhimi i tij dhe Partisë së Lirisë është të përballet me narko regjimin.

Ish-kreu i Shtetit u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit, duke e konsideruar si ditë historike ku sipas tij narkoregjimi do të hidhet tek Lana.

Meta tha se me këtë vendim kaluan një pengesë fiktive, pasi Gjykata e Lartë sipas tij nuk ‘ekziston’ dhe kështu hidhet edhe një hap drejt rrugës për ta dërguar çështjen e tij në Gjykatën e Strasburgut.

“Make Albania Great Forver. Ky është zotimi ynë, ky është angazhimi ynë për 11 majin, ditën historike kur do ndahemi nga narkoregjimi, por edhe narko drejtësia e tij. Sot për çështjen ‘Meta’ hodhëm një hap pozitiv se kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë, që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Pa asnjë diskutim do të fitojmë siç kemi fituar edhe në Komisionin e Venecias kundër ‘Ramaformës’. Me këtë rast mos harroni se 2 marsi po vjen dhe bashkë me të edhe 5 dhjetori i atij mitingu të jashtëzakonshëm, mbarëkombëtar, patriotik, në mbrojtje të Kushtetutës, falë të cilit jo vetëm u çmontua botërisht ‘Ramaforma’ si pjellë e gjithë ligjeve antikushtetuese në kundërshti me konsensusin e 140 vota që pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por njëkohësisht kur prapësuam dhe hodhëm në lanë ligjin e betimeve”, tha Meta.

Ilir Meta është arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar dhe ai kërkon një masë më të butë sigurie. Ai ka kërkuar ti hiqet masa e arrestit me burg në lidhje me postin e tij si drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat