21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama i përgjigjet shkrimit të Afrim Krasniqit me ironi: Po të mos ishte PS, zoti Afrim apo zoti Largim, s’do të shihte kurrë hetime VIP në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS-së pas dëgjesës me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës, iu përgjigj një mesazhi të Afrim Krasniqit, duke rrëzuar pretendimet e tij për goditjen e drejtësisë nga mazhoranca.

Kreu i mazhorancës u shpreh se “Afrimët dhe Largimët” heshtën kur SPAK sulmohej, duke shtuar se PS do vijojë ta mbështesë Drejtësinë, sidomos tani që Amerikanët janë larguar për arsyet e tyre, duke akuzuar kundërshtarët se kanë nisur të bëjnë hetime të veçuara dhe akuza pa vend.

“Do doja të ndaja disa gjëra se shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë që nuk duhet ta luajë topi. Kjo parti dhe shumicë qeverisëse, jemi të vetmit garant të reformës në drejtësi. Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë ka pasur një sërë reagimesh dhe kam dy reagime që i kam këtu me vete. Njëri është i Afrim Krasniqit nga shoqëria civile i cili akuzon për shkelje kushtetuese dhe lidhore si akt politik këtë takim publik. E konsideron akt minus ndaj drejtësisë. Edhe në radhët e pavarurve që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër ndërkohë që unë ajo që kërkoj unë që kërkoj është një drejtësi e pavarur dhe evropiane, tani nuk e di se ku e gjen zoti Afrim apo secili si zoti Afrim flasin për strategji elektorale për të minuar hetimet vip të drejtësisë, paraqet si fakt një fantazi të tijën, këtu fillon problemi i madh që ne e kemi me pasqyrat tona të informacionit, me kanalet dhe portalet ku rëndom opinionet shiten si fakte, s’kemi asgjë strategji elektorale për të minuar asnjë hetim, as rektori nuk erdhi për të ngritur flamurin e pafajësisë për 24 personat e vënë në masa sigurie pa gjyq, që të themi cili është i fajshëm dhe cili i pafajshëm, asnjë largim tjetër nuk konkurron dot në asnjë formë me këtë parti me këtë maxhorancë qeverisëse për sa i përket luftës për të pasur një drejtësi të drejtë, të pavarur dhe evropiane në këtë vend, po të mos ishte kjo parti, zoti Afrim dhe zoti Largim nuk do shikonim kurrë hetime VIP në Shqipëri, po të mos ishte kjo parti dhe shumicë qeverisëse, nuk do shikonim kurrë një forcë në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen eksperimentet e sallës së operacionit të luftës kundër korrupsionit. Por s‘mund të rrimë dot pa folur, tani që Spak dhe GJKKO që i ngritëm dhe i mbështetëm ne që ne i dhamë të gjithë hapësirën të bëjnë punën që bëjnë” tha ndër të tjera Kreu i qeverisë në fjalën e tij.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat