14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

KPA rrëzoi Komisionerin Publik, SPAK-un dhe ONM-në, konfirmon në detyrë prokurorin Valentin Preçi (e drejta vonon, por nuk harron)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar ditën e sotme në detyrë prokurorin Tiranës, Valentin Preçi, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e KPA-së u kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Ina Rama dhe Sokol Çomo kanë votuar kundër konfirmimit në detyrë të Preçit, ndërsa, relatorja dhe dy anëtarët e tjerë votuan pro, duke qenë shumicë. Mbetet e paqartë pse ish-kryeprokurorja Ina Rama dhe Sokol Çomo, kanë votuar kundër konfirmimit, por burime nga KPA, bëjnë me dije se ndryshe nga rastet e mëparshme, dyshja Rama-Çomo, nuk kanë dhënë asnjë argument për kolegët në dhomë se këshillimi.

Prokurori Preçi u konfirmua në detyrë më 10 janar të vitit 2024 me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu procesin e rivlerësimit të tij.

Bazuar në një rekomandim të ONM-së, ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e Valentin Preçit për probleme në dy kritere.

Në seancën e sotme mungonte kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili tashmë përfaqëson kompetencat e Komisionerit Publik, pas përfundimit të mandatit të këtyre të fundit.

Gjatë shqyrtimit të rastit

Kreu i SPAK Dumani deklaroi se subjekti nuk arriti të provojë dot pjesën më të madhe të të ardhurave për të cilat i është kaluar barra e provës, si dhe as nuk kundërshtoi dot pamundësinë financiare. Në përfundim, ai konkludoi se Preçi ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Avokatja Romina Zano parashtroi fillimisht një historik të aspektit profesional të subjektit në organin e prokurorisë dhe solli në vëmendje se është vlerësuar shumë mirë në vijimësi, si dhe se nuk ka marrë ndonjë masë disiplinore.

Ajo u shpreh se shkaqet e ankimit nuk argumentojnë në mënyrë të drejtë se cilët prej pretendimeve apo argumenteve të paraqitura prej subjektit, bien ndesh me gjendjen e akteve dhe konkluzionet e KPK. Sipas Zanos, këto rrethana e vendosin Preçin në vështirësi për të kuptuar në mënyrë të qartë këto shkaqe ankimi që të mund të japë argumente të plota për sqarimin e tyre, si dhe se bien ndesh me jurispudencën e Kolegjit.

Zano theksoi se janë provuar të ardhurat e bashkëshortes nga punësimi në një revistë. Lidhur me financimin e shpenzimeve për këstet e kredisë nga vjehrri subjektit, Zano tha se në pyetësorin standard ka sqaruar për Komisionin se babai i bashkëshortes ka mbuluar një pjesë të këtyre shpenzimeve. Preçi pretendon në konkluzione se deklarimi ka qenë i plotë duke evidentuar kohën e dhënies së vlerave, shumën e financiuar, burimin e krijimit e qëllimin. Sipas tij, është provuar deklarimi i këtij financimi sipas pyetësorit standard të KPK, si dhe është konfirmuar marrëdhënia nga vjehrri dhe burimet e ligjshme.

Zano paraqiti në mënyrë të detajuar të dhënat lidhur me shpenzimet e udhëtimit jashtë shtetit duke e cilësuar të drejtë rezultatin e KPK, të bazuar në dokumentet e dorëzuara si prova.

Në lidhje me shpenzimet mjekësore për lindjen e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u soll në vëmendje një kthim përgjigje prej organit kompetent në SHBA, që sipas subjektit konfirmon faktin se nuk ka asnjë shpenzim të deklarueshëm. Avokatja Zano kërkoi rishikimin e të të ardhurave të përfituara nga bashkëshortja e subjektit në SHBA, duke petenduar se nëse do të konsideroheshin aktet e administruara, atëherë do të plotësoheshin kriteret për t’u konsideruar të ligjshme. Subjekti kërkon që të konsiderohet e ligjshme dhe shuma e fituar në loto sportive në vitin 2010, megjithëse vëren se nuk janë deklaruar si burim për ndonjë pasuri.

Në përfundim, Zano u shpreh se bilanci negativ në vlerë të vogël i konstatuar në periudhën e rivlerësimit, nuk mund të sjellë penalizim

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat