19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Dosja “Veliaj”/ Ish-deputeti Vladimir Kosta merret në pyetje, “kyç” gojën pas daljes nga SPAK-u

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta u paraqit në SPAK, ditën e sotme dhe qëndroi për dy orë.

Pasi doli nga SPAK-u, Kosta tha se nuk mund të japë detaje në lidhje me faktin se përse u pyet nga prokurorët e posaçëm, pasi është një çështje nën hetim.

“Nuk mund të flas. Çështja është nën hetim. Nuk mund të flas”, u shpreh shkurtimisht ish-deputeti Kosta.

Burime zyrtare bënë me dije se Kosta dëshmoi për hetimet ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës. Sky Tower është në pronësi të Kostës dhe pikërisht aty janë zyrat e ‘Harabel’.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat