21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Qarkullonte me armë dhe kanabis, policia arresoton 22 vjeçarin nga Kruja, shoqërohet në komisariat edhe shoku i tij (Video+Emrat)

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Armed”, ku u arrestua Ariel Dervina të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në prangat e policisë ra edhe Andri Vokrri i cili u shëqërua në komisariat për “mos kallzim krimi”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Armed”. Gjatë operacionit, në Fushë Krujë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. V dhe pasagjer shtetasin A. D. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. D. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 22 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; A. V., 27 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat