21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Shisnin në doza të vogla kokaine dhe kanabis në aksin Tiranë-Vorë, policia arreston 3 “spaçatorët” (Emrat dhe Video)

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dhe vuri në pranga 3 persona, të cilët shisnin kokainë dhe kanabis në doza të vogla. Gjatë aksionit janë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi. Voicenews.al ka mësuar identitetin e të arrestuarve Leonidha Fane, 28 vjeç dhe Ersi Leka, 29 vjeç, të dyshuar bashkëpunëtorë dhe Engjell Dosti, 31 vjeç, të tre banues në kryeqytet. Policia informon se operacioni erdhi pas një hetimi me informacione nga inteligjenca operative.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve. Si rezultat, janë arrestuar shtetasit: 

L. F., 28 vjeç dhe E. L., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Tiranë; 

E. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shiste doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Vorë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kontrollit në automjetet dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat