21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

GJKKO masa sigurie ndaj 24 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor. Reagon Rama: Do dëgjojmë Rektorin në grupin e PS, janë arrestuar pa gjyq (zbardhen identitetet emrat që janë arrest me burg dhe arrest shtëpie)

SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie që janë miratuar sipas procedurës së hetimit paraprak nga GJKKO, ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, por burime bëjnë me dije se të arrestuarit po hetohen për abuzim me tendera.

Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.

Arrest me burg: Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Piro Zoga.

Arrest Shtëpi: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, adion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.

Në reagimin e tij për këtë rast, Rama u shpreh se ” Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030″.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat