21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Ishte kthyer në tmerrin e supermarketeve arrestohet Katër vjedhje në 10 ditë, arrestohet 25-vjeçari nga Elbasani

Gjatë 10 ditëve të fundit, kreu 4 vjedhje në 2 supermarkete, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari, A.C. Ky shtetas, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rasteve, shtetasi: A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan. Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas” thuhet në njoftimin e policisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat