21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Akuzohet për vrasje, Safet Bajri del para gjyqtarëve për vlerësimin e masës së sigurisë (ja gjyqtarja që do vendosë fatin e të fortit të Shkodrës)

Nën masa të rrepta sigurie, Safet Bajri do dalë sot para Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndërsa do të pyetet për vrasjen e vitit 2018 të Fatbardh Licit.

Para GJKKO pritet të dalë edhe kushëriri i tij, Behar Bajri dhe miku i tij Astmer Bilali, të akuzuar për të njëjtën vrasje, por që aktualisht ndodhen në qeli të akuzuar për vepra të tjera penale. Hetimet për këtë rast janë kryer nga prokurorja Elida Kaçkini ndërsa vendimi i masës u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.

Bashkë me “Arrestin me burg”, po me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO miratoi edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Mësohet se ditën që u soll nga Shkodra në Policinë e Tiranës, e pranishme ishte edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN-në, por nuk u lejua në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Safet Bajri e ka mohuar përfshirjen në vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, një qëndrim që e ka mbajtur edhe me herët, kur u arrestua për të njëjtën ngjarje, por hetimi ndaj tij u pushua për mungesë provash. Ai ka pretenduar se me familjen Lici në fjalë nuk ka pasur konflikte.

Nuk dihet se cilat janë provat që e kanë bindur SPAK-un e GJKKO-në për të lëshuar urdhërarrestet më 21 shkurt 2025, por mësohet se një ndihmë për hetimin kanë dhënë komunikimet në SkyECC.

Motivi i vrasjes së xhaxhait të Ibrahim Licit, rivalit të Bajrave, sipas SPAK-ut, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë pjesëtarin e grupit të tyre, Boran Bërçana, më 15 korrik të vitit 2018. Ish-polici u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat