21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama i bën respektin, pret me nderime Presidentin Emirateve të Bashkuara Arabe (nënshkruhen dy marrveshje, “harrohet” marrëveshja e ekstradimeve të bosëve të krimit)

Kryeministri Edi Rama priti personalisht sot në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Më pas Presidenti i EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan u nderua në një ceremoni mireseardhjeje në Pallatin e Brigadave (për të cilën ishte kujdes personalisht Rama) dhe më pas të dy personalitetet zhvilluan një takim kokë më kokë.

Gjatë vizitës, në një ceremoni të posaçme në Kryeministri, janë nënshkruar dhe dy marrëveshje mes dy vendeve. Një prej marrëveshjeve ka të bëjë në fushën e energjetikës, ku Rama ka deklaruar më herët se Shqipëria do të krijojë me Emiratet e Bashkuara Arabe një kompani të përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR.

Ndërsa, marrëveshja e dytë ka të bëjë me projektin “Albania Smart City”, e cila parashikon monitorimin 24 orë me kamera të 20 qyteteve në Shqipëri.

Ndërkohë, nuk pati asnjë fjalë sa i përket një marrëveshje të mundshme në lidhje me ekstradimet, pasi një numër i lartë i personazheve të krimit të organizuar në Shqipëri, të shpallur në kërkim nga drejtësia, strehohen në Dubai.

Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan erdhi në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat