21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

KQZ konfirmon se 26 parti politike dorëzuan kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, afati skadon pas 48 orëve

Kur kanë mbetur dhe 48 orë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ zyrtarisht janë 26 parti kanë dorëzuar kërkesën për tu regjistruar në garën elektorale të 11 majit.  

Krahas partive të mëdha parlamentare, PD dhe PS janë regjistruar dhe 24 parti të tjera të vogla, mes të cilave aleatët me të cilët Partia Demokratike do të dalë në koalicion si dhe partitë e reja që në këto zgjedhje do të provojnë veten me ambicien për përfaqësim në parlament, si ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, ‘Lëvizja Bëhet’ apo ‘Bashkë’ e Arlind Qorrit.

Ndërkohë në zgjedhje ende nuk është regjistruar partia e Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik, apo ajo e Enkelejd Alibeajt ’Djathtas 1912’. Partitë kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit ndërkohë që më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët.

Për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit do të votojë dhe diaspora. Deri tani janë mbi 210 mijë shqiptarë nga diaspora që kanë aplikuar për t’u regjistruar në zgjedhje, ndërsa janë miratuar rreth 170 mijë kërkesa.

Partitë që kanë depozituar kërkesë për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit

  • 1-  Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
  • 2- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
  • 3- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
  •  4- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
  •  5- Mundësia (Mundësia)
  • 6- Partia Kristian Demokrate (PKD)
  • 7- Nisma Thurje (Nisma)
  • 8- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
  • 9- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
  • 10- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
  • 11- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
  • 12- Partia e Lirisë (PL)
  • 13- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
  •  14- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
  •  15- Lëvizja Bashkë (Bashkë)
  • 16- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
  • 17- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
  • 18- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
  • 19- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
  • 20- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
  • 21- Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
  • 22- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
  • 23- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
  • 24- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
  • 25- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
  • 26- Partia Lëvizja Atdheu (LA)

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat