21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Arrestohet ‘skifteri’ Gurjan Trajani, vodhi çantën me 45 milionë lekë në një makinë (Video dhe foto)

Mendoi se i mbaroi hallet, por nuk i shkoi sikurse e mendonte, 46 vjeçari Gurjan Trajani (Mitro) është arrestuar nga policia pasi akuzohet se vodhi në një automjet të parkuar një çantë ku brenda saj kishte 47 milionë lekë të vjetra. Pronarja e makinës rezulton se ishte tregtare e një pike shumice. Gurjan Trajani (Mitro) të cilit iu sekuestruan 45 milionë lekë, rezultonte i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”., bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit G.T (M), 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje. Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat