21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Tre fitore nga skuadrat e fundit, disfatë për Tiranën (Renditja e Superiores pas javës së 26)

Ndeshjet e javës së 26-të të Superiores kanë shënuar fitore të tre skuadrave të cilat luftojnë për mbijetesë si dhe humbjen e Egnatias pas 6 fitoresh radhazi në kampionat.

Teuta dhe Skënderbeu morën sot tre pikët ashtu siç kishte bërë Bylisi një ditë më parë, duke ringjallur fundin e tabelës së klasifikimit pasi shkurtuan diferencën me skuadrat që kishin përpara. Fitorja e Teutës ishte më e rëndësishme pasi vinte ndaj Tiranës, një rivali direkt për mbijetesën, duke çuar bardheblutë përsëri në vendin e parafundit në klasifikim.

Ndërkohë, Egnatia e vendit të parë humb pak terren në krahasim me ndjekësit, pasi ka krijuar një diferencë me ta dhe ishte e qetë edhe pse doli pa pikë ndaj ekipit që mbyll klasifikimin.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat