21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

KQZ propozon PS-PD, zonat ku mund të aplikohet votimi elektronik në zgjedhjet e 11 majit (Bashkia Vorë në të tre skenarët)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar “informalisht” tre skenarët për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 11 majit.

KQZ bën me dije se të tre skenarët janë ende në shqyrtim, pra asnjëri prej tyre nuk është miratuar.

Varianti 1: Parashikon votim elektronik në Njësitë Administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9, nr.10 të Bashkisë së Tiranës, si edhe Njësitë Administrative Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë së Vorës.

Varianti 2: Parashikon votim dhe numërim elektronik Njësitë Administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9, nr.10 të Bashkisë së Tiranës, si edhe Njësitë Administrative Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë së Vorës.

Varianti 3: Parashikon votim dhe numërim elektronik në Njësinë Administrative nr.5 dhe nr.10 të Bashkisë së Tiranës, si dhe Njësitë Administrative Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë së Vorës, si edhe shtrirjen në rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë së Durrësit.

Celibashi u ka dërguar këto tre skenarë partive politike dhe Komisionit Rregullator për njohje nga Ilirjan Celibashi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat