26.5 C
Tirana
Wednesday, July 9, 2025

Zgjedhjet parlamentare/ deri tani janë rregjistruar 160 mijë shqiptarë të diasporës, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që emigrantët të regjistrohen dhe të dërgojnë kërkesën për të qenë votues brenda afatit të fundit, që është 4 marsi. Për ata që janë refuzuar, KQZ ka sqaruar se mund të riaplikojnë pa kufizim, duke ndjekur udhëzimet e dërguara në llogaritë e tyre në aplikacionin PER.

Celibashi ka bërë thirrje që emigrantët të regjistrohen dhe të dërgojnë kërkesën për të qenë votues brenda afatit të fundit, që është 4 marsi. Për ata që janë refuzuar, KQZ ka sqaruar se mund të riaplikojnë pa kufizim, duke ndjekur udhëzimet e dërguara në llogaritë e tyre në aplikacionin PER.

Postimi i plotë

Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER Që Nga Data 11 Janar 2025!

Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!

Shpërndaje Njoftimin – Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni DUHET të:

1. Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.

2. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat