Policia ka ekzekutuar urdhrin e GJKKO, duke arrestuar Safet Bajrin, i cili u arrestua sot në Shkodër. Fillimisht Safet Bajri u shoqërua në komisariatin e Shkodrës dhe më pas u nis drejt Tiranës.
Gjithashtu, GJKKO ka lëshuar një urdhër arresti edhe për Asmer Bilalin, një nga anëtarët e dyshuar të bandës “Bajri”. Bilali është një emër i njohur për autoritetet, pasi ka qenë i lidhur me aktivitete të ndryshme kriminale në të kaluarën.
Dy ditë më parë, forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Shkodër, duke intensifikuar hetimet në lidhje me këtë çështje.