Në respektim të vendimit të GJKKO, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Referuar vendimit të GJKKO, Xoxa duhet të paraqitet në SPAK, dy herë në muaj.
Sipas vendimit të datës 12 shkurt, ku iu ndryshua masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, Xoxa ka edhe detyrimin për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00.